Infermierja heroinë, udhëtoi për 1 orë në këmbë për t’i shpëtuar jetën 15-vjeçarit

“Infermierja heroinë”, është cilësuar gjatë këtyre 3 ditëve infermierja e Q.Sh.Tunje, znj.Rruzhdije Xheka, e cila falë humanizmit, aftësive profesionale dhe eksperiencës në punë, bëri të mundur të shpëtonte jetën e djalit 15-vjeçar, i cili u rrezikua seriozisht nga dy pickimet e një gjarpri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin e thellë malor Jançë (Verri) Njësia Administrative Tunje – Gramsh.

“Pas njoftimit nëpërmjet telefonit nga familjarët e djalit, Ledio Dollani”, tregon infermierja Rrushdije Xheka – të cilin e kishte pickuar një nepërkë dhe ishte në rrezik për jetën – “u nisa drejt vendngjarjes”.

Zona përbën një terren tejet të vështirë, të papërshkrueshëm nga automjetet dhe e vetmja mënyrë kalimi janë kafshët ose në këmbë.

Humanizmi që karakterizon znj.Rruzhdije Xheka bëri që të nisej në këmbë dhe e vetme drejt vendit të ngjarjes, duke marrë me vete kutinë e Ndihmës së Shpejtë. Normalisht rruga përshkruhet për 70 min deri tek vendngjarja, ndërkohë që infermierja e ka kryer 40 min duke vrapuar dhe duke kërkuar ndihmë nga mjetet rrethanore (kafshë transporti). Si rezultat i veprimeve të saja profesionale, bëri të shpëtohej jeta e 15 vjeçarit.

“Unë kreva vetëm detyrën time si infermiere, nuk është hera e parë që e bëj ( i 7 rast), do vazhdoj ta kryej gjithmonë, dhe humanizmin kundrejt banorëve s’do ta kursej asnjëherë!” Këto janë fjalët e infermieres së përkushtuar të kësaj qendre.

Pasi doli jashtë gjendjes së rrezikut për jetën, djali u transportua me ambulancë drejt spitalit të Gramsh-it./Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni