Inflamacioni, rrënja e gjithë të këqijave

Inflamacioni është reagim i sistemit imunitar për të shëruar një plagë, përballuar një traumë apo për të luftuar mikrobe dhe viruse patogjenë. Ky reagim është një varg reaksionesh kimike ku përfshihen substanca të ndryshme, që trupi prodhon për të shkatërruar “armiqtë”. Normalisht këto reaksione duhet të ndalojnë në momentin që shkaku largohet. Por nuk ndodh gjithnjë kështu. Për arsye të ndryshme, të njohura dhe më pak të njohura, shumë njerëz ndodhen nën një inflamacion kronik, pasojat e të cilit janë shkatërrimtare për shëndetin. Këtu sistemi ynë imunitar, në vend që të jetë mbrojtësi ynë, sylmon vetë organizmin.

Pasojat e inflamacionit kronik:

Jo më kot e kam quajtur titullin se inflamacioni është rrënja e gjithë të këqijave për shëndetin tonë. Një trup që është gjatë gjithë kohës me sistemin imunitar “të ndezur” është tepër delikat dhe i brishtë ndaj sëmundjeve dhe dështimit të funksionit fisiologjik të organeve dhe sistemeve jetësore. Inflamacioni i vazhdueshëm lidhet me shfaqjen e:

  • burre semureKancerit
  • Diabetit
  • Sëmundjeve të zemrës
  • Artritit
  • Alcajmerit
  • Depresionit
  • Obezitetit

Ushqimet që nxisin inflamacionin:

  • Brumrat e përpunuar (kruasanë, patatina, biskota, bukë e bardhë, drithrat e gatshëm)
  • Sheqeri i rafinuar (ëmbëlsira të gatshme, akullore, krem pastiçerie etj)
  • Vajrat vegjetalë të rafinuar, margarinat vegjetale
  • Patatet e gatshme (të skuqura)
  • Pijet e gatshme me sheqer
  • Mishi i kuq dhe mishi i përpunuar për sallame, salçiçe, proshuta
  • Alkooli i tepruar

Mënyra e jetesës:

Jeta sedentare, konsumi i alkoolit, duhanpirja dhe sidomos STRESI janë faktorë që gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e inflamacionit kronik!

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi