INSTAT: Qytetet shqiptare me më shumë aborte, kryeson Fieri

Instituti i Statistikave ka sjellë një skamin të të dhënave mbi raportin e lindjeve dhe aborteve në vend, që nga viti 2012 e deri në vitin 2016.

Të dhënat nga INSTAT (të nxjerra nga Sistemi i Survejancës së Abortit, IShP) tregojnë se në 5 vitet e fundit vihet re një ulje e ndjeshme e lindjeve shoqëruar dhe me ulje të numrit të aborteve gjithsej.

Numri më i lartë i aborteve regjistrohet në qarkun e Fierit, 553, Tiranës, 515 dhe Durrësit, 496. Në vitin 2016, raporti i numrit të lindjeve me abortet është 1 abort në 5,3 lindje. Raporti më i lartë i abortit regjistrohet në qarqet e Tiranës dhe Vlorës, me përkatësisht 310 dhe 228 aborte për 1000 lindje të gjalla.

Raportet më të ulëta të abortit regjistrohen në qarqet e Kukësit dhe Elbasanit, me përkatësisht 49, 71 dhe 88 aborte për 1000 lindje të gjalla.

Sipas Instat, numri i aborteve jo domosdoshmërish shkon paralel me numrin e lindjeve të gjalla në secilin qark. Kjo vihet re edhe në grafikun e mëposhtëm, ku qarqet si Gjirokastra dhe Vlora kanë një numër lindjesh relativisht të ulët, por një raport aborti të lartë. Mund të themi se e kundërta ndodh për qarqet e Tiranës dhe Elbasanit, ku numri i lindjeve është i lartë por kjo nuk reflektohet tek raporti i aborteve.

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)