Insulina pa barkod, çështja i kalon Avokatit të Popullit

Insulina ka një kosto prej 5200 lekësh në farmaci, por prej vitesh ajo ofrohet me rimbursim nga qeveria. Në varësi të individit, gjatë një dite mund të përdoret 1 ose 4 pena, aq sa ka brenda një kuti. Përmes Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria furnizohet me insulinë pa barkode nga tre kompani. Vetëm dy lloje ilaçi janë të pajisur me barkode, e cila është shenja identifikuese e medikamentit, ndërsa në llojin e tretë kjo shenjë mungon.

“Kam fëmijën me diabet. Problemi që kemi është se insulinat janë pa barkod, por askush nuk na jep një sqarim. Farmacistët thonë që kështu vijnë.” Ky është shqetësimi që ka ngritur prindi i një fëmije me diabet.

Gazetarët e “Shëndet plus” e kanë marrë këtë problematikë gjatë një aktiviteti që shoqata “Together for life” ka organizuar me pacientë, shoqata pacientësh, dhe përfaqësues institucionesh të pavarura. Për të lehtësuar procesin por edhe për ta paraqitur si praktikë, qytetarit i është kërkuar të bëjë plotësimin e anksesës, te institucioni i Avokatit të Popullit përmes një një letre me shkrim, pas asnjë detaj burokratik. Ndërkohë shkresa është marrë në dorëzim nga Lindita Xhillari -Ndihmëskomisionere që mbulon fushën e shëndetësisë pranë zyrës së Avokatit të Popullit.

Kjo situatë duket se përbën shqetësim më vete për të sëmurët me diabet.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë