Insulinë bimore e prodhura nga omgj-të

BELGIUM-HEALTH-DISEASE-BACTERIA-ANTIBIOTICS

Një bimë gjenetikisht e modifikuar, në të cilën është shtuar një gen njerëzor, është në gjendje të prodhojë insulinë. Konkluzioni vjen nga një studim kanadez dhe hormoni i ri pritet të mbërrijë në treg brenda 3 vjetësh. Lajmi është bërë i njohur nga BBC dhe në të thuhet se pjesa më e madhe e insulinës sot prodhohet nga bakterie gjenetikisht të modifikuar.

Me teknikën e re mund të përdoren fara të shafranit fals (bimë barishtore me zhardhok si të qepës, me lule si hinkë në ngjyrë të verdhë) një bimë vajore pak e përdorur, që mbillet më tepër në fushat e Kilit, SHBA-së dhe Kanadasë. Kompania kanadeze parashikon një bum kërkesash për insulinë për shkak të përmasave që po merr sëmundja e diabetit në botë. Por kjo nuk është e vetmja bimë që po përdoret për qëllime farmaceutike. Prej disa kohësh duhani gjenetikisht i modifikuar po përdoret për të prodhuar një vaksinë kundër kancerit në fshikëzën e urinës.

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras