Inteligjenca e fëmijëve varet nga ushqimi

Konsumimi i patatinave, çokollatave dhe biskotave mund të dëmtojë zgjuarsinë e fëmijëve. Ky është përfundimi i arritur nga kërkuesit e Universitetit të Bristolit në Britani.

Studimi i tyre, i publikuar nga BBC, tregoi një lidhje të qartë midis mënyrës se si ushqehemi dhe nivelit të zgjuarsisë, i njohur ndryshe nga anglishtja si IQ.

bebi djali femiu haPasi u studiua dieta e pothuajse 4 mijë fëmijëve, u arrit në përfundimin se ndonëse kapaciteti i zgjuarsisë është i lindur, ai mund të përmirësohet apo përkeqësohet lehtësisht nga ato që fëmija konsumon në vitet e para të jetës.

Fëmijët e marrë në studim, të gjithë midis moshave 3-8 vjeçare, u ndanë në tre pjesë, në ata që konsumonin kryesisht ushqime të pasura me yndyrë, sheqer dhe ushqime gjysmë të gatshme.

Kategoria e dytë ishte ajo që bazonte kryesisht të ngrënën në dietat tradicionale me mish, patate dhe perime, ndëra kategoria e tretë, ajo që ndiqte një dietë të shëndetshme me sallatë, fruta dhe peshk.

Të gjithë fëmijët iu nënshtruan testit të inteligjencës kur mbushën tetë vjeç e gjysmë. Dietat me ushqime gjysme të gatshme ndikonin në një nivel inteligjence lehtësisht më të ulët, duke treguar për impakt në inteligjencë, lidhur me mënyrën se si ushqehemi.

Doktoresha Pauline Emmett, e cila udhëhoqi skuadrën e kërkuesve, deklaroi: “Zhvillimi i trurit është shumë më i shpejtë në jetën e hershme, sepse atëherë ai pëson edhe rritjen më të madhe në vëllim dhe kapacitet. Duket se mënyra se si ushqehemi në moshë të rritur nuk ka më rëndësi mbi inteligjencën, por ajo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për vitet e para të jetës së një fëmije”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim