Intensifikohen hetimet për “check-up-in”, SPAK merr në pyetje 70 të moshuar

Në kuadër të hetimit për koncesionin e “check up-it”, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje 70 të moshuar.

Euronews Albania mëson se Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të dëshmuar 70 qytetarë nga Elbasani, të cilë janë pjesë e listave që raportohet se kanë marrë shërbimin check-up.

Në flet-thirrjen e tyre bëhet fjalë se marrja e dëshmisë është në funksion të procedimit nr. 122 të vitit 2020.

Të moshuarit do të pyeten veçmas dhe do t’i përgjigjen pyetjeve të hetuesve të BKH se sa herë kanë kryer “check up-in”, dhe në çfarë qendrash e kanë bërë atë.

Burimi:euronews.al

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve