Kryefaqja Aktualitet INTERVISTA/ Dr. Roland Xhaxho, si e përjetoi ai dhe pacientët infektimin nga...

INTERVISTA/ Dr. Roland Xhaxho, si e përjetoi ai dhe pacientët infektimin nga COVID-19

0
Shpërndaje

Bisedoi: Aleksi Rusta 

Dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19, rrëfen në një intervistë për gazetën Shëndet+ rikthimin në normalitet, si e përjetoi ai personalisht infektimin nga COVID19, dhe si e përjetuan vetë pacientët

Duke qenë se virusi u shfaq me shenja të ndryshme, si u shfaq te ju?

Sëmundja shfaqet në forma të ndryshme. Ajo që sot pjesa më e madha e pacientëve paraqesin është temperatura. Edhe unë të njejtat shenja përjetova shenjat e zakonshme të COVID, temperaturë edhe lodhje.

Si u gjendët si pacient?

Unë e kam vetëkuruar veten, kam qenë koshient gjatë gjithë trajtimit, kështu që çdo etapë e kam pasur në kontroll.

A paraqesin një rrezik të shtuar sëmundjet e zemrës për COVID-19?

Po, vetë rastet kanë treguar se më të predispozuar për tu prekur kanë qenë personat që kanë pasur sëmundje shoqëruese.Nuk janë vetëm problemet kardiovaskulare por edhe sëmundje të tjera të cilat u cilësuan si grupimi i sëmundjeve të rezikshme.                                                                        Pas periudhës akute duhet të kemi kujdes për një kohë të gjatë. Intoksikimi dhe pasojat që jep pas kapjes së bazave të tjera një person që ka kaluar këtë mund të shfaqë probleme koronaroakut më pas edhe nëse nuk i ka pasur më parë.

Pacientët të cilët kanë terapi kronike afatgjatë për shkak të sëmundjeve koronare arteriale duhet të vazhdojnë me marrjen e medikamenteve,pa marrë parasysh a kanë simptoma apo jo?

Ato medikamente të cilat përdoren gjatë COVID janë medikamente të cilat nuk janë specifike, edhe nuk e rëndon terapinë ose ndërlikon problemin që ka pacienti. Në thelb është vetë pacienti që e përjeton keq se i  shtohet një sëmundje tjetër pulmonare ose intoksikacione nga virusi që  nuk i ka pasur më parë. Ato janë thjesht antibiotikë të cilët nuk kanë ndikim.Ndikim ka pasur vetë semundja jo medikamenti. Medikamenti thjesht përpiqet të stabilizojë situatën,semundjen.

A mendoni se situata është drejt normalizimit, si do ta përjetojnë njerëzit rikthimin në normalitet?

Izolimi mbaroi, njerëzit i janë kthyer normalitetit. Gjithçka duhet është pak kujdes i shtuar nga ana e njerëzve.                                                                                                                                           Një grup do e tolerojë shumë mirë, grupi i intelektualeve që ka informacion.                                                                                                                                                                       Grupi tjetër që do e zerë paniku, duhet të qetësohet për të parë më qartë situatën edhe të mos krijojnë probleme, të cilat shfaqin stres edhe frikë nga pasiguria.

Si ka funksionuar shërbimi gjatë periudhës së pandemise, si është përjetuar te pacientët?

Shërbimi ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës, pacientët u pakësuan normalisht. Nuk kishin ndjesinë për t’u afruar për tu kontaminuar, por u vetë izoluan i lanë sëmundjet për një etapë të dytë kur të kalonte kjo periudhë. Këtë e kemi konstatuar edhe në rastet e shumta të cilat u paraqitën ditët e para edhe në vazhdim.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here