Intervistë/Roshi: Sëmundjet kronike në rritje, parandalimi i rëndësishëm

semudje kronike

Eriola Çuko/ – Modeli i sëmundshëmrisë dhe vdekshëmrisë në vendin tonë është i njëjtë më atë të vendeve perëndimore, ndërkohë që stili i jetesës ka ndikuar në rritjen e sëmundjeve kronike. “Shqipëria ka pothuajse 20 vjet që vdekshmëria kryesore në Shqipëri është nga sëmundjet kardiovaskulare. Mjafton të themi që vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës ka vajtur 59 %, nga tumoret 22 % dhe aksidentet rreth 10 %”, tha Prof. Enver Roshi, dekan i Fakultetit të Shëndetit Publik, sipas të cilit, në total rreth 89 % e vdekjeve  vjen nga sëmundjet kardiovaskulare, tumoret dhe aksidentet dhe pjesa e mbetur nga sëmundje të tjera që nuk u dihet shkaku, apo që zënë peshë më të vogël në sëmundshmërinë totale.

Sipas tij, ka një fushë të madhe veprimi për të hedhur synimet në drejtim të parandalimit të hershëm të sëmundjeve kronike, pasi rreth 50 % e tyre ndikohen nga stili i jetesës. “Duhani, alkooli, pesha, përdorimi i drogës, jeta sedentare dhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në përkeqësimin e sëmundjeve kronike si hipertensioni, diabeti, sëmundja ishmike e zemrës, insultet cerebrale, etj”, theksoi Prof. Roshi. Në këtë aspekt, sipas tij, ne kemi nivele më të larta të duhanpirjes krahasuar me vendet perëndimore , fenomeni i obezitetit në Shqipëri ka trend rritës, duke u bërë problem madhor i shëndetit publik, alkoli po ashtu, ndërsa jeta sedentare ka filluar të japë efektet e veta; njerëzit përdorin shumë makinat dhe më pak punë e aktivitet fizik. “Njerëzit nuk janë edukuar që të bëjnë aktivitet fizik të përditshëm që, sipas OBSH, rekomandohet 150 minuta në javë, e ndarë rreth 20 minuta në ditë në vrapime apo aktivitete të tjera”, u shpreh Prof. Roshi. Për parandalimin e sëmundjeve, sipas tij, është e rëndësishme qasja multiprofesionale dhe multisektoriale e ndërhyrjeve në shëndetin publik në grupet në rrisk apo popullatën e shëndoshë.

Për të, nisma e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë për programin e kontrollit bazë do të ndikojë shumë në përmirësimin  e treguesve të shëndetit në vendin tonë, aq më tepër në risinë e edukimit dhe rritjes së përgjegëjsisë qytetare të shqiptarëve për shëndetin e tyre, njëkohësisht dhe komunitetin; krijimi i një mjedisi të shëndetshëm, por dhe njerëz përgjegjshëm për shëndetin dhe komunitetin.

Sa i takon parandalimit, Prof. Roshi tha se duhet të nisë sa më heret, që me konceptimin e një fëmije. “Fenomeni i prandalimit në shëndetin publik fillon që në konceptimin e shtatzanisë”, tha ai, duke shtuar se “konceptimi i një fetusi të shëndesthëm dhe lindje e shëndetshme do të çojë dhe në një brez të shëndetshëm”. Sipas një studimi nga ekspertë shqiptarë, fëmijët që lindën në 2010 kanë 64.5 vite të shëndetshme, kjo është më e lartë sesa tek fëmijët e viteve ’90, që  e kanë rreth 60 vite të shëndetshme. “Synojmë që çdo fëmijë që lind të ketë një jetëgjatësi të shëndetshme. Kjo është sfida e shëndetit publik në botë dhe në Shqipëri”, tha Prof. Roshi.

Prof. Roshi, ish drejtor i Institutit të Shëndetit Publik ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Shëndetit Publik, që po mbahet në Hotel Tirana Interntional, me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe ekspertë të shëndetit publik në botë. Konferenca konsiston në sistemin e survejancës dhe monitorimit të informacionit shëndetësor dhe analizën e të dhënave për të ndihmuar politikëbërjen në Shqipëri. Ideja e organizimit të kësaj konference lindi vitin e kaluar nga pjesëmarrja e Prof. Roshi, në të periudhë drejtor  ISHP, në takimin vjetor të drejtorëve të Instituteve Evropiane që u bë në Irlandë. “Kjo është konferenca e parë që bëhet jashtë vendeve të BE të drejtorëve të institutive të shëndetit publik dhe nga kjo lindi ideja që në rangun e takimeve të drejtorëve të ISHP-ve të Evropës Perëndimore dhe Lindore të futet dhe të organizohet dhe konferenca shqiptare e shëndetit publik, për të prezantuar gjetjet dhe sfidat në të ardhmen në këtë fushë në vendin tonë. Dua të them që takimi i radhës i drejtorëve të shëndeti publik e bën të rëndësishme, sepse është hera e parë që ky takim bëhet jashtë BE dhe për më tepër në Shqipëri, e cila aderon për të hyrë në BE dhe pret të marrë së afërmi statusin e kandidatit”, tha Prof. Roshi.

Sipas tij, kjo konferencë është një mundësi e mirë për prezantimin e vendit tonë para drejtorëve të instituteve të shëndetit publik të Evropës për të çuar mesazhet e standardeve që synojmë, për të ftuar ekspertë evropianë për të punuar në Shqipëri, duke përfituar kështu nga eksperienca e tyre, edhe për të dhënë kontributin tonë modest në shëndetin publik në Evropë dhe më gjerë. Kjo conference do të thellojë më shumë marrëdhëniet e ISHP me homologet në Evropë, theksoi Prof. Roshi.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele