Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe

Inxhinierët amerikanë nga Universiteti Northwestern kanë zhvilluar një stimulues kardiak aq të vogël sa që ata thonë se mund të futet brenda majës së një shiringe dhe të injektohet në mënyrë jo-invazive në trup.

Ky pacemaker, më i vogël se një kokërr orizi, është i dizenjuar për përdorim të përkohshëm tek foshnjat me defekte të lindura të zemrës dhe ofron një alternativë më pak invazive kur kërkohen pacemaker të zakonshëm.

Pace-makeri është i lidhur me një pajisje të butë dhe fleksibël që vendoset në gjoksin e pacientit. Kjo pajisje monitoron ritmin e zemrës dhe kur zbulon ritme të parregullta aktivizohet për të stabilizuar situatën. Pajisja është e fuqizuar nga lëngjet e trupit, duke përdorur një sistem galvanik që krijon pulse elektrike përmes një reaksioni kimik mes dy elektrodave metalike. Ky proces prodhon energjinë e nevojshme për të stimuluar zemrën.

Kjo teknologji siguron një zgjidhje më pak invazive për fëmijët që kërkojnë pacemaker të përkohshëm pas operacioneve të zemrës, dhe fakti që pacemaker shpërbëhet, eliminon nevojën për një operacion të dytë për heqjen e tij.

Ky zhvillim është motivuar nga nevojat e fëmijëve, pasi rreth 1% e tyre lindin me defekte të lindura të zemrës dhe shumë prej tyre kërkojnë pacemaker të përkohshëm. Duke zvogëluar madhësinë e pajisjes, ekipi ka thjeshtuar procedurat e implantimit, duke zvogëluar traumën dhe rrezikun. Përveç trajtimit të zemrës, kjo teknologji ka mundësi përdorimi edhe në aplikime të tjera mjekësore, si shërimi i kockave, plagëve, apo edhe bllokimi i dhimbjes. Studimi është publikuar në Nature.

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet
11 prilli, Dita Botërore e Parkinsonit
5 simptomat e sklerozës së shumëfishtë që NUK duhet t’i injoroni