Ironia e lidhjeve politikë-shëndetësi

Sa e lidhur është politika me shëndetësinë? Pazgjidhshmërisht e lidhur me të. Edhe pse shpeshherë mjekët që kanë vite që punojnë në sistemin Mjekeshëndetësor, janë shprehur që pikërisht kjo marrëdhënie nuk e lë shëndetësinë të bëjë përpara. Sepse shefat zgjidhen sipas bindjeve politike. E siç e tha edhe Myftar Torba në opinionin e tij, të botuar në numrin e fundit të gazetës “Shëndet+”, kjo justifikohet paturpësisht me shprehjen: “Hajt se shefi nuk ka gjë në dorë”.

E meqë jemi në atmosferë zgjedhjesh, mjekët që nuk e mohojnë aspak lidhjen politikë-shëndetësi, si dy hallka që funksionojnë nga njëra-tjetra, për njëra-tjetrën. Petrit Vargu, një ndër zërat më aktivë në fushën e shëndetësisë shprehet se tani që jemi në prag zgjedhjesh, do të mund të shohim se të njëjtën mjekë që përfituan nga nderet e partisë, atë ditë do të bëjnë indiferentët.

“Ata që propozuan e mbështetën provime e testime e që fyen e lënduan mijëra mjekë e infermierë, tani do të hiqen si intelektualë të pavarur që nuk kanë asnjë lidhje me politikën”, tha Vargu.

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak