Irsida Lalaj, psikologia në ndihmë të pacientëve me tumor

Prej pesë vjetësh Irsida punon në spitalin onkologjik me pacientët, duke luftuar bashkë me ta për të pasur një jetë më të mirë, pavarësisht sëmundjes nga e cila vuajnë

Aishe Thartori

Irsida Lalaj psikologeTë luftosh përkrah personave të prekur nga sëmundjet tumoriale, kërkon shumë punë dhe përkushtim. Të arrish t’u rikthesh besimin, forcën dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, është sigurisht misioni që duhet të përmbushë roli i psikologut. Ai duhet të jetë në gjendje të shërojë mendjen dhe shpirtin e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundje të tilla.

Irsida Lalaj prej 5 vjetësh punon si psikologe në Spitalin Onkologjik duke luftuar çdo ditë përkrah personave të sëmurë, të cilët ndiqen në këtë pavion. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shëndet Plus” ajo shpjegon hapat nëpër të cilat kalojnë këta pacientë duke filluar që nga këshillimi e duke vazhduar deri tek rifitimi i besimit për jetën.

Sa e vështirë është puna me pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale?

Përballja me pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale është sa e vështirë për mua, aq edhe ndihmuese apo lehtësuese për ta, sepse kjo punë çon në kënaqësi profesionale. U bënë gati 5 vjet që përballem çdo ditë me këta pacientë, luftoj bashkë me ta për një të mirë të tyre siç është besimi dhe forca për ta mposhtur këtë sëmundje.

Çdo punë ka vështirësitë, pengesat, si dhe anët e tjera të medaljes, që janë kënaqësitë, arritjet, sukseset kur shikon se pacientët e tu kanë filluar të besojnë dhe luftojnë për jetën e tyre.

Të punosh në shërbimin onkologjik është një punë multidisiplinare dhe humane. Si çdo fillim dhe për mua ka qenë e vështirë, por me kalimin e viteve unë kam fituar një përvojë thelbësore në këtë shërbim. Sot them me bindje që puna që bëj, duke u ofruar mbështetje dhe trajtime psiko-sociale pacientëve me sëmundje tumorale, më bën të ndihem krenare dhe e lumtur për atë që ofroj.

A janë të sëmurët në dijeni të psikologut dhe rolit tuaj?

Pacientëve që në momentin e parë që paraqiten në informacion, u komunikohet referenca për trajtim psikologjik, më pas janë  mjeku, infermieri/ja dhe familjari që ndërlidh pacientin me psikologun. Por ka dhe nga ata pacientë që e kërkojnë vetë psikologun. Tashmë roli i psikologut dhe punonjësit social  njihet kudo, në çdo shërbim spitalor .

(Intervistën e plotë e gjeni në numrin e datës 17 mars 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit