Ish-deputetë dhe eksponentë të Partisë Socialiste, këta janë drejtorët e rinj të spitaleve

Emanuel SMAKA/Pro Pacientit

Të paktën 3 nga drejtorët e rinj të spitaleve janë eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste në pushtet, ç’ka hedh dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes së tyre nga konkursi.

Eduart Bejko (Foto në qendër), drejtori i ri i spitalit të Beratit është ish-deputet i Partisë Socialiste në këtë qark. Ai njihet në Berat për kontribututin e dhënë në shërbim të së majtës.

I dyti në listë që së fundmi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e rikonfirmoi si fitues të konkursit është Alban Ramohitaj (Foto në të djathtë)Një CV e shkurtër e Ramohitjat mund të kontrollohet shumë lehtë në faqen zyrtare të Partisë Socialiste. Ai është kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit nga radhët e PS-së.

Vilson Masmalaj (Foto në të majtë), drejtori i ri i Spitalit Rajonal të Shkodrës ka qenë gjithashtu ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në këtë qark. Masmalaj edhe pse nuk bën pjesë në fushën e mjekësisë, në konkurs sipas ministrisë arriti të linte pas Senad Hallunin dhe ish-drejtorin e spitalit Përparim Çelën. Drejtori i zgjedhur Masmalaj administron një kompleks blegtoral në Shkodër, ndërsa nga viti 2014-2016 ka punuar në Departamentin e Financës tek FSDKSH.

Ndërkohë, si drejtor i spitalit të Pneumologjisë “Shefqet Ndroqi” në Sauk është rikonfirmuar Perlat Kapisyzi. Ky i fundit është bashkëshorti i zv ministres aktuale të Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është rikonfirmuar Enkelejd Joti. Joti u emerua drejtor i spitalit menjeherë pas shkarkimit nga drejtimi i TV Top Channel.

Spitali Rajonal i Dibrës do të drejtohet nga Spartak Koltraka, spitali i Fierit nga Nevila Shuke, spitali i Kukësit nga Ismet NikaLeon Kaza do të drejtojë Spitalin e Lezhës, Arben Zenelaj spitalin universitar të Traumës dhe Eliona Demaliaj maternitetitn “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë”.

Në lidhje me postet drejtuese të spitaleve rajonale në Gjirokastër, Korçë, Elbasan dhe Vlorë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se ka rihapur konkursin për drejtuesit e rinj.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë