Ish-kryeministri i Kosovës pa para, i rikthehet mjekësisë

 

Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka vendosur t’i kthehet sërish profesionit të mjeksisë, pas një mungese prej më shumë se 10 vitesh. Mediat kosovare bëjnë të ditur se Rexhepi ka nisur punë si kirurg në spitalin e Mitrovicës. Nga viti 2002, ai la detyrën e tij si mjek për t’iu kushtuar politikës. Gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare, Rexhepi ka mbajtur poste të larta, si kryeministër i vendit dhe ministër i brendshëm.

Në një intervistë të dhënë për mediat kosovare, ish-kryeministri pranon se i është kthyer profesionit të kirurgut pasi është e vetmja mënyrë për të fituar para.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë