Ish-zv.ministri Ivanaj: Shqipëria s’është vend për njerëzit që dinë

Shpesh politika fajet ia faturon popullit. “Fajin e ka populli, ne jemi të mirë”. “Fajin e kanë doktorët, ne jemi të mirë”. Kjo është historia politike e 20 vjetëve që gjithmonë kanë dashur t’i faturojnë problemet popullit.

Denisa Canameti

Edhe pse i vendosur që të mos merret më me politikë, Arben Ivanaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, aktualisht mjek hematolog në QSUT, pranon që në një intervistë për lexuesin e gazetës “Shëndet+” të japë një opinion të përgjithshëm lidhur me situatën e shëndetësisë në Shqipëri. Ivanaj na tregon përvojën e tij të shkurtër në politikë, marrëdhënien e shëndetësisë me politikën, marrëdhënien e shëndetësisë me popullin dhe përvojën e tij personale si mjek brenda QSUT-së.

Arben Ivanaj (1)Doktor, sa vite keni që punoni si mjek në QSUT?

Në QSUT kam filluar punë në gusht të vitit 2000. Kam mbaruar fakultetin në Tiranë, në ’92-in. Kam filluar punë si mjek urgjence, në Lezhë. Kam bërë specializimin aty dhe në ’96-n kam shkuar në Francë deri në fund të ’99-s.

Pse u kthyet nga Franca?

Pyetje shumë e vështirë! Në atë kohë na dukej e rëndësishme që gjithkush të bënte diçka të mirë për vendin e vet. Dhe për faktin që në atë kohë ishte lufta e Kosovës. Të gjitha ato që ndodhën në ’95, ’96, ’97, ‘98-n nuk i dhanë imazh pozitiv Shqipërisë.

Jeni penduar që jeni kthyer, si do të kishte qenë karriera nëse do të kishit qëndruar atje?

Do të kisha vazhduar mjekësinë, domethënë do të kisha qenë mjek, do të kisha një jetë (ndoshta) më të mirë. Do të kisha qenë shumë më mirë personalisht. Por, a jam penduar? Jo! Edhe pse vështirësitë janë të pafundme. Shqipëria nuk i mirëpret njerëzit që dinë diçka më shumë sesa ambienti.

Një nga gabimet e mëdha të shoqërisë e veçanërisht të politikës, është se nuk i do njerëzit që dinë diçka më shumë, nuk i kanë interesuar kurrë politikës njerëzit që dinë. Shoqëria civile nuk është aq e pjekur sa t’i kuptojë dhe t’i dojë njerëzit që dinë më shumë. Shqipëria nuk është territor për njerëzit që dinë.

Nuk flas për unin. Por në përgjithësi, në të gjithë botën, është kërkesë individuale e gjithkujt të punojë e të qëndrojë me njerëz që dinë më shumë.

Sa të lidhur e shikoni politikën me shëndetësinë në Shqipëri?

Mjekësia në Shqipëri është shumë e politizuar.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 16 marsit 2015 të gazetës “Shëndet+”. Gazeta “Shëndet+” del në treg një herë në dy javë)

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën