ISHMT realizon shkatërrimin e 13,000 lodrave të rrezikshme për fëmijët

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar shkatërrimin e 13 mijë lodrave të rrezikshme për fëmijët, në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit. Këto lodra u bllokuan nga ISHMT, me destinacion përfundimtar shkatërrimin e tyre, pas inspektimeve të kryera në subjektet e importit dhe tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve lodra, gjatë periudhës nëntor 2019- janar 2020.

Bllokimi i produkteve lodra nga ana e ISHMT erdhi pas konstatimit se :

– Ka pasur substanca toksike në nivele tepër të larta të përbërësve të plastikës dhe metaleve të rënda, ku përmendim: ftalatet, boronin, plumbin, etj.. (Testet laboratorike janë kryera në laboratorë të akredituar në Itali).
– Lodrat kanë qenë jashtë standardit, nuk kanë qenë në përputhje me direktivën europiane të lodrave dhe legjislacionin shqiptar, për sa i përket testeve fizike dhe mbartin rrezik të lartë për kategorinë e fëmijëve të moshës 0 – 36 muaj. (Testet laboratorike janë kryera në laboratorë të akredituar në Itali).
– Lodrat kanë pasur mungesë të markimit CE dhe dokumentacionit përkatës nga prodhuesi i produktit, që provon se lodra është në përputhje me standardet europiane të sigurisë dhe nuk rrezikon jetën dhe shëndetin e fëmijëve.
– Lodrat janë raportuar nga sistemi i shkëmbimit të shpejtë të informacionit (RAPEX) i Komisionit Europian, si produkte me përmbajtje të lartë të elementëve toksikë, kancerogjene, etj.
– Lodrat janë raportuar nga vendet e rajonit, si produkte të cilat sipas testeve laboratorike rezultojnë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Testimet laboratorike të kryera në mostrat e lodrave të marra në 34 importues i janë vënë në dispozicion operatorëve ekonomikë brenda afateve ligjore të parashikuara në ligjin për inspektimin.

Shkatërrimi i produkteve lodra u realizua në përputhje me legjislacionin për mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore dhe legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit, si dhe në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë.

Burimi: Monitor

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik