ISHP: Ajri në periferi të Tiranës, 60% ndotje mbi normën

Rrezik për shëndetin e qytetarëve edhe gazrat e çliruara nga automjetet, si dhe rrugët e papastra

Esido Barkaj

Pavarësisht deklarimeve për masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo të Mjedisit disa zona të kryeqytetit vazhdojnë të kenë ndotje alarmante të ajrit. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kryesisht ndotja është e përqendruar në kryqëzimet e mëdha dhe në zonat periferike të kryeqytetit. Gjatë një intervistë të dhënë për gazetën “Shëndet+”, specialist i Shëndetit Publik, Agron Deliu, shprehet se këto smog 1elemente që qarkullojnë në ajër janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Grimcat e imëta dhe gazrat e çliruara nga automjetet prekin veçanërisht të sëmurët kronikë.

Si paraqitet situata e ndotjes së ajrit në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit?

Instituti i Shëndetit Publik në kuadër të detyrave të veta funksionale ka kryer monitorimin e ajrit kryesisht në Tiranë, por edhe në disa qytete të tjera të vendit. Situata është e njohur, pra, kemi ndotësit kryesor të ajrit që janë grimcat e imëta. Ky është një fenomen problematik global. Pra, grimcat e imëta PM10 dhe PM2.5 janë grimcat më të rrezikshme të ndotjes së ajrit. Këto grimca janë të rrezikshmë pasi arrijnë deri në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, madje PM2.5 kalon deri në gjak.

Është e vërtetë që qendra e Tiranës është më e stabilizuar për sa i përket kësaj problematike. Mund të themi që në bazë të monitorimeve që janë kryer, rezulton që për të dytin vit rradhazi situata paraqitet brenda normave të Komunitetit Evropian. Por situata është e vështirë dhe problematike në pikat periferike të Tiranës, veçanërisht në pikat e kryqëzimeve të mëdha, pasi përmbajtja e këtyre grimcave është mbi normën e lejuara sipas direktivave të BE në masën 60%.

smogu tym qytetGjithashtu, përmbajtja e gazrave që lidhet specifikisht me trafikun e rënduar që shoqëron çdo ditë TIranën, po kthehet në një problem shqetësues. Këtu dua të theksoj dioksidin e azotit që është më i rëndësishmi pasi është mbi normën e lejuar në Tiranë në rang qyteti, dhe jo vetëm në kryqëzimet e mëdha. E kemi parashikuar këtë problem përpara 5 viteve, duke parë intensitetin e këtij gazi në ajër dhe meqenësë se rritja e përdorimit të automjeteve është në mënyrë konstante, ky gaz do të vazhdojë të rritet nëse nuk merren masat e duhura për parandalimin e tij.

Po kështu, përmbajtja e ozonit në qytetin e Tiranës dhe në qytetet e tjera të mëdha në sezonin e verës ka ditë që tejkalon normat e lejuara. Norma  e lejuar në vendet perëndimore është që ky gaz nuk duhet të kalojë më shumë se 25 ditë në vit, ndërsa në vendin tonë  ka qenë rreth 39 ditë mbi këtë normë.

Po ju jap këto të dhëna me detaje në mënyrë që të kuptohet  se situata e treguar në bazë të monitorimeve të kryera po i përafrohen legjislacionit evropian.

Para pak kohësh ne shprehën mendimet tona si specialistë për ligjin e ri të cilësisë së ajrit që së shpejti pritet të miratohet në parlament. Ky projektligj është i ndërtuar në mënyrë formuese duke u bazuar mbi ligjet perëndimore. Problemi i madh i vendit tonë është që ky projektligj parashikohet që të hyjë në zbatim pas 5 vitesh nga miratimi i tij në parlament. Vërejtja jonë është që kjo periudhë 5-vjeçare të shkurtohet, pra, të jemi në gjendje që masat e përmendura në këtë projeklligj të realizohen në një afat më të shkurtër. Atëherë do të kemi një garanci ligjore për një ndërhyrje mbi përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Në fakt, problematike ka qenë edhe ndotja e ajrit sidomos në qytetin e Elbasanit dhe të Krujës…

Kruja nuk ka qenë problematike si qytet, por rrethinat e saj për shkak të gropave të gëlqeres. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e këtyre gropave janë pezulluar në bazë të urdhërit të ministrit të Mjedisit Lefter Koka, çka ka bërë që situata të përmirësohet në këto zona, sidomos në Fushë-Krujë. Ndërsa zona e Elbasanit fatkeqësisht nuk është monitoruar as nga Ministria e Mjedisit dhe as nga Instituti i Shëndetit Publik, por në bazë të disa sondazheve Elbasani vazhdon të jetë qyteti i dytë në Shqipëri në përmbajtjen e grimcave të imëta në ajër. Metalurgjia, edhe pse janë marrë masa serioze, nuk ka arritur të zgjidhë plotësisht problemin e ndotjes së ajrit. Është premtuar që teknikisht shkrirja e çelikut do të arrijë kapjen e plotë të grimcave brenda vitin 2013, por ende nuk është verifikuar. Në fakt, situata duket drejt përmirësimit. Duhen bërë të gjitha përpjekjet që ajo uzinë të jetë brenda normave të lejuara.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet