ISHP, Bregu: Në Shqipëri qarkullon gripi i derrit dhe gripi i shpendëve

“Shqipëria është duke përjetuar një intensitet të lartë të infeksioneve respiratore si një pjesë e mirë e rajonit evropian. Aktualisht Shqipëria gjendet në periudhën e epidemisë së gripit. Viruset që qarkullojnë këtë vit janë AH1N1pdm09 dhe AH3N2, të cilët janë të përfshirë në vaksinën e gripit”. Kështu u shpreh gjatë takimit të kryer lidhur me situatën gripale në vend, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu. AH1N1pdm09 është i njohur si gripi i shpendëve, ndërsa AH3N2 si gripi i derrave.

Gripi gruaBregu tha se gripi nuk duhet të neglizhohet dhe që në shenjat e para të shfaqjes së tij, duhet të konsultoheni me mjekun e familjes dhe mjekun pediatër. Mjeku i familjes dhe pediatri duhet të vlerësojnë me seriozitet të gjitha shenjat me të cilat çdo i sëmurë dyshohet i infektuar me virusin e gripit.

Të gjitha të dhënat vlejnë për të mbrojtur popullatën nga virusi i gripit dhe sidomos format e rënda të tij, të cilat shkaktojnë insuficiencë akute respiratore të rëndë dhe komplikacione te tjera .

Gripi sezonal është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë. Virusi i gripit transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedës me një person të infektuar. Më rrallë një individ mund të infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të kontaminuara nga virusi  dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën me duart e infektuara.

Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-4 ditë. Një individ i prekur nga virusi i gripit mund të infektojë të tjerët 1 ditë para shfaqjes se simptomave, gjatë periudhës së sëmundjes. Pra, një person i prekur nga virusi i gripit mund t’ia transmetojë virusin një personi tjetër përpara se ai ta kuptojë që është i sëmurë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim