ISHP: Ja si të mbroni fëmijët nga i nxehti i verës

Foshnjat dhe fëmijet janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të temperaturave të larta për shkak se metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qëndra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e pakët, masa e trupit është e vogël.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që:

  • Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10.00-17.00
  • Fëmijët duhen larë me ujë të vakët
  • Kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir
  • Temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.
  • Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.
  • Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir.
  • Duhet tu jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella
  • Duhet t’u jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
  • Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale
  • Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikëqyrje.
  • Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
  • Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
  • Ambientin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.

Goditja nga dielli mund të quhet më drejte goditja nga i nxehti, pasi jo domosdoshmërisht një person tek i cili zhvillohet kjo gjendje ka qenë i ekspozuar ndaj diellit. Ajo është një gjendje jo shumë e zakonshme, por nga ana tjetër shumë serioze, me një normë vdekshmërie prej 20%.

Tipari mi i rëndësishëm i goditjes nga i nxehti është temperatura jashtëzakonisht e lartë e trupit (105111] ose më e lartë), që e shoqëron atë va yoditjen nga nxehti, viktima ka ndalim të procesit të djersitjes duke mos qenë ne gjendje të eliminojë nxehtësinë e tepërt të trupit të grumbulluar gjatë aktivitetit fizik.

Nëse temperatura e trupit rritet së tepërmi, truri, veshkat dhe mëlçia mund të pësojnë dëmtime të përhershme. Ndonëse goditja nga i nxehti prek kryesisht personat mbi 50 vjeç, ajo gjithashtu shkakton probleme tek individë të rinj të cilët merren me aktivitet fizik për një periudhë kohore të zgjatur.

Postime të ngjashme

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca