ISHP jep alarmin: 40 të infektuar me fruth për vetëm 2 javë

Situata e fruthit në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet dita ditës. ISHP informon se për vitin 2019 numri i të prekurve me fruth është 91 raste (pozitive). Më 5 shkurt të këtij viti ISHP informoi që janë 51 raste të konfirmuar me fruth, ndërkohë që për vetëm 2 javë 41 individë të tjerë janë infektuar me fruth, duke shkuar ky numër në 91.

Ndonëse sipas Instituti i Shëndetit Publik vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, vihet re se numri i rasteve të prekur nga fruthi është në rritje, e konfirmuar kjo nga vetë ISHP.

Sipas të dhënave të ISHP, grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve 55 raste (60.4%), Lezha 10 raste (11%), Durrësi 7 raste (8%).

ISHP bën me dije se për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni