ISHP: Si të mundim të nxehtët gjatë ditëve të verës

Instituti i Shëndetit Publik tregon se si të mundim ditët e nxehta të verës. Përmes një postimi në faqen zyrtare të ISHP, jep 8 rekomandime:

1. Merrni ujë me vete: Kudo ku shkoni, merrni me vete një shishe me ujë të ftohtë

2. Shmangni: alkoolin, çajin, kafen, ushqimet pikante dhe të kripura që mund të rrisin dehidrimin

3. Freskohuni: Freskoni mjediset me ventilator ose kondicioner

4. Çlodhuni: Sigurohuni që keni fjetur dhe pushuar mjaftueshëm

5. Vishuni lehtë:  Vishni rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe të pambukta

6. Ushqehuni shëndetshëm: Konsumoni më shumë ushqime të freskëta, si sallatë dhe fruta, pasi ato përmbajnë shumë ujë

7. Bëni dush: Dushi me ujë të ftohtë ju ndihmon të freskoheni në ditët e nxehta

8. Qëndroni në hije: Mbani një kapele ose merrni ombrellë për hije nëse jeni jashtë në një ditë të nxehtë

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës