Instituti i Shëndetit Publik këshillon të gjithë qytetarët që të vendosin maska në ambientet publike, si dhe ruajtjen e distancës me njëri-tjetrin dhe larjen e shpeshtë të duarve.
Postimi i plotë:
Virusi që shkakton COVID-19 pëhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.
Kështu që për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambiente publike, mbani të paktën metër distancë dhe lani shpesh duart.
Sigurohuni që të mbuloni mirë me maskë fytyrën nga sipër hundës deri poshtë mjekrës.



