ISHSH: inspektohen 511 subjekte arsimore për kushtet higjieno-sanitare

Të hënën nisi viti i ri shkollor, së bashku me të kanë nisur dhe inspektimet e ambienteve nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH).

ISHSH ka dal në terren për kontrollin e kushteve higjieno-sanitare, që fëmijët të kenë një ambient të pastër dhe të sigurtë. Gjithashtu, janë kontrolluar dhe  kartelat e vaksinimit  në çdo institucion arsimor, publik ose jopublik, që vogëlushët të jenë të shëndetshëm përgjatë qëndrimit të tyre në ambientet edukative.

“Deri tani kemi inspektuar në të gjithë vendin 511 subjekte arsimore, nga të cilat: 337 shkolla (9-Vjeçare e të mesme), 157 kopshte, 13 çerdhe, 2 konvikte, 1 subjekt i arsimit të lartë dhe 1 qendër për fëmijë. Inspektimet vazhdojnë”, kanë shkruar ISHSH në profilin e tyre në facebook.

Burimi: Kopshti Im

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"