ISKSH: Barna të skaduara në QSUT

astrit beciDrejtoria e Kontrollit Spitalor pranë ISKSH-së në kuadër të zbatimit të kontratës me spitalet, në funksion të përmirësimit të punës dhe mirë menaxhimit të fondeve, ka kryer kontrolle të plota pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në spitalet rajonale të vendit. Nga këto kontrolle u konstatua se në QSUT ishin prezente barna të cilat skadojnë në fund të këtij viti.

“Rreth 1 milion $ ilaçe skadojnë në 2013-n dhe priten të skadojnë deri në shkurt të 2014-s. Nëse kjo sasi lekësh dhe ilaçesh do të ishte përdorur më me efikasitet apo në qoftëse, sasi të kërkuara do të kishin qenë të planifikuara më me rregull, situata do të ishte ndryshe. Të gjithë kemi parë sesi është përballuar gjatë 2013-s situata nëpër spitale me mungesa të theksuara jo vetëm të ilaçeve dhe të materialeve të mjekimit, por gjithashtu edhe të kushteve higjieno-sanitare.

“Janë ndëshkuar me penalitete dhe gjoba farmacitë, depot farmaceutike dhe personeli mjekësor, për të gjitha procedurat abuzive të bëra gjatë punës së tyre. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka angazhimin maksimal, për të eliminuar kulturën e pandëshkueshmërisë, me synim dërgimin e çdo qindarke që jepet për shëndetësinë, tek përfitimet e pacientëve “, u shpreh drejtori i ISKSH-së Astrit Beci.

Keqmenaxhimi i mëparshëm i fondeve ka sjellë dëm të dyfishtë si për buxhetin e shtetit ashtu, po ashtu për pacientët, pasi fondi mund të përdorej për plotësimin e nevojave të spitalit me barna të tjera apo materiale mjekësore të nevojshme.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun