ISKSH: Ja sa kushtojnë shërbimet shëndetësore

Mjeku-dhe-bebi

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit shëndetësor ka zbardhur kostot e paketave shëndetësore.

Më poshtë po ju paraqesim kostot e paketave të shërbimeve shëndetësore që do të financohen nga Fondi, ISKSH.
1. Paketa e shërbimit të dializës, ku përfshihen ekzaminimet e nevojshme klinike, immonologjike, vendosja e fistules ose grafitit dhe kryerja e procedurës së dializës. Çmimi i kësaj pakete është 11 204 lekë për seancë.

2. Paketa e shërbimeve të kardiologjisë, ku përfshihen kryerja e angioplastikës koronare me çmim 164 360 lekë për procedurë, kryerja e angiografisë koronare me çmim 51 256 lekë për procedurë dhe vendosja e pacemakerit definitiv 209 598 lekë për cdo rast.

3. Paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë, ku përfshihen kryerja e interventit dhe trajtimi dy ditor në terapinë intensive për By pass aorto koronar me çmim 360 239 lekë për rast, interventet valvolare me çmim 554 129 lekë për rast dhe interventet kongenitale me çmim 262 332 lekë për rast.

4. Paketa e shërbimit të transplantit të veshkës me dhurues të gjallë, e cila përfshin ekzaminimet e nevojshme para transplantit për marrësin dhe dhuruesin, konsultat, operacioni dhe ndjekja, terapia e induksionit si dhe imunosupresorët. Çmimi i kësaj pakete është 1 186 053 lekë. Si paketë më vehte që është e lidhur me transplantin është llogaritur edhe terapia e flakjes akute e cila kushton 478 011 lekë për rast.

5. Paketa e shërbimit të implantit koklear e cila përmban vendosjen e implantit koklear me çmim 242 745 leke. Aparatura e implantit koklear është parashikuar të sigurohet nga Ministria e shëndetësisë dhe pacientët do të pajisen me të pa kosto shtesë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak