Italia i siguron Shqipërisë mbështetje për trajtimin e të sëmurëve me hemofili

Në kuadër të projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sëmundjeve të lindura të gjakut, ku Shqipëria është përfituese e faktorëve antikoagues, Italia ka ofruar mbështetje për trajtimin e të sëmurëve me hemofili, në sajë të bashkëpunimit mes Ministrisë Shëndetësisë, Rajonin e Toskanës dhe Spitalit Universitar “Meyer” në Firenze.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu mori pjesë në mbledhjen e palëve të organizuar në Senatin Italian, ku u sigurua mbështetje e mëtejshme për Shqipërinë për trajtimin e sëmundjeve të lindura të gjakut, sidomos për sigurimin e faktorit VIII, i cili është jetik për të sëmurët hemofilikë.

Të dhënat e siguruar nga Gazeta Shëndet Plus tregojnë se në Shqipëri janë rreth 200 persona të prekur nga hemofilia. Hemofilia është një çrregullim i përhershëm gjakderdhjeje në të cilën një nga faktorët thelbësorë të mpiksjes së gjakut mungon. Të sëmurëve u nevojiten kryesisht faktorët VIII dhe IX për të parandaluar hemorragjitë dhe hematomat, por thonë se asnjëherë nuk arrijnë të marrin sasi të mjaftueshme për shkak të mungesave në institucion. Këta 2 faktorë janë medikamentet kryesore që stimulojnë artificialisht koagulimin e gjakut.

Ministrja Manastirliu zhvilloi me herët një takim zyrtar me zv. sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, z. Armando Bartolazzi, ku palët u dakordësuan për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjelltë midis Shqipërisë dhe Italisë për shëndetin publik, në fushën farmaceutike, bashkëpunimin  mes spitaleve, edukimin dhe trajnimi  e mjekëve.

Bashkëpunimi do të formalizohet me marrëveshjen e re mes dy vendeve tona, e cila pritet të firmoset së shpejti nga ministrat respektivë të Shëndetësisë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë