Italia shpall gjendjen e emergjencës, konfirmohen tre raste me koronavirus

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Qeveria Italiane deklaroi se ka bllokuar të gjitha lëvizjet ajrore mes Italisë dhe Kinës dhe shpalli gjendjen e emergjencës në vend pasi mjekët konfirmuan tre raste me koronavirus, dy turistë kinezë në Romë dhe një punonjës i hotelit ku ata kishin qendruar.

Gjendja e shpallur e emergjencës parashikohet të zgjasë për 6 muaj.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Itali njofton se turistët kinezë po udhëtonin me një grup personash të tjerë, të cilët po testohen gjithashtu nëse janë apo jo të infektuar nga virusi.

“Mendoj se jemi vendi i parë në Europë që po merr këto masa. Kam besim se do të arrijmë ta kontrollojmë situatën,” u shpreh në një konferencë për shtyp, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Burimi: Reuters

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë