Italia zgjat masat kufizuese deri në 3 maj; Numri i vdekjeve në botë i kalon 100 mijë

Italia do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur deri në 3 maj. Kryeministri italian Giuseppe Conte teksa njoftoi vendimin, deklaroi se disa llojë dyqanesh do të lejohen të rihapen në javët e ardhshme.

Masat e rrepta të bllokimit, të cilat detyrojnë shumicën e bizneseve italiane të qëndrojnë të mbyllura dhe ndalojnë njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre, nëse jo për arsye thelbësore, do të përfundonin në 13 prill. Por Itali vijon të jetë në vështirësi duke luftuar shpërthimin e virusit. Conte tha se vendimi është pjesë e një dekreti të ri emergjence, që vjen pas konsultimesh të gjera me shkencëtarë, udhëheqës rajonalë dhe aktorët e biznesit.

“ Vetëm disa aktivitete do të lejohen të rihapen nga 14 prilli – përfshirë libraritë dhe dyqane veshjesh për foshnje dhe fëmijë.

Ky është një vendim i vështirë, por i nevojshëm, për të cilin unë marr përgjegjësinë e plotë,” tha Kryeministri. “Ne nuk mund të dëmtojmë përpjekjet që kemi bërë deri më tani … Nëse heqim dorë, rrezikojmë të fillojmë nga e para.”

Conte shtoi se këshilltarët e tij shkencorë konfirmuan se kurba e ngjitjes është ngadalësuar, por paralajmëroi që rreziqet e një rikthimi mbeten të larta.

Të Premten, Italia raportoi 570 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 18.849 – më i larti në të gjithë botën.

Ai tha se qeveria tashmë po planifikon se si të trajtojë të ashtuquajturën “faza-2”, e cila do të pasojë urgjencën. Për atë qëllim, qeveria ka krijuar një forcë speciale – e cila do të përfshijë sociologë, ekonomistë dhe menaxherë – dhe do të drejtohet nga ish menaxheri i Vodafone, Vittorio Colao.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi shkon në 100 mijë, rastet e të prekurve mbi 1.6 milion

Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin arriti në 100 mijë të premten, ndërsa numri i të prekurve i kaloi 1.6 milion, sipas një raporti të Reuters.

Vdekja e parë u shënua në qytetin qendror kinez, Wuhan më 9 janar. U deshën 83 ditë që të regjistroheshin 50,000 vdekjet e para dhe vetëm tetë të tjera që numri i tyre të ngjitej në 100 mijë.

Numri është duke u përshpejtuar në një normë ditore midis 6% dhe 10% gjatë javës së kaluar, dhe kishte pothuajse 7.300 vdekje të raportuara globalisht të enjten./Reuters

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë