Ja 4 arsyet përse keni djegie vaginale

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Një nga problemet më shqetësuese për femrat  janë shqetësimet vaginale. Ndodh shpesh të kemi djegie në brendësi të vaginës, një ndjesi që bëhet mjaft irrituese. Arsyet mund të jenë të shumta dhe të ndryshme, duke filluar nga një paralajmërim i thjeshtë për të ndërruar të brendshmet deri te një sëmundje e rrezikshme.

Infeksionet

Një nga shkaqet që keni djegie janë infeksionet. Ndieni dhimbje dhe djegie gjatë momentit që urinoni ose kryeni marrëdhënie. Kjo ndjesi shoqërohet me sekrecione të shumta dhe erë të keqe. Në këtë rast mund të bëhet fjalë për praninë e ndonjë bakteri ose për një sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Irritimet

Higjiena juaj është një nga shkaktarët e gjendjes së vaginës. Duhet të tregoni kujdes kur bëni dush pas stërvitjes, nuk duhet të qëndroni gjatë me të brendshme të djersitura dhe nuk duhet të zëvendësoni larjen me peceta të lagura. Të gjitha këto e irritojnë organin.

Hormonet

Ndryshimet hormonale sjellin një tharje  në brendësi të vaginës, gjë e cila shkakton kruarje dhe djegie. Kjo ndodh gjatë shtatzënisë, menopauzës apo gjatë pirjes së kontraceptivëve.

Probleme me lëkurën

Mund të ndodhë të keni thjesht një irritim të lëkurës, por duke qenë afër me pjesën e brendshme, ju duket sikur djegia  vjen që aty. Kjo mund të ndodhë në rast se keni ekzemë ose psoriazë. Në këto raste është e këshillueshmë të bëni një kontroll mjekësor për të kuptuar cili është rasti juaj.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?