Ja 5 ndryshimet që pëson trupi nga konsumi i drogës

marijuDeoga dëmton enët e gjakut

Në këtë përfundim kanë dalë kërkuesit e Shoqatës Amerikane të Zemrës, pas një eksperimenti të kryer mbi minjttë e laboratorit. Pasi u lanë të nuhasnin tymin e drogës për rreth një minutë, te minjtë u vu re një vështirësi në qarkullimi e gjakut. Vështirësi kjo që zgjati rreth 90 minuta. I njëjti eksperiment u krye edhe me tymin e duhanit dhe minjtë e morën veten pas 30 minutash. Kërkuesit thonë se edhe pse këto efekte janë të përkohëshme, ato mund të kthehen në të përhershme nëse ekspozimi ndaj këtyre lëndëve është më i gjatë.

Mund të rrisë rrezikun e kancerit në testikuj

Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë së Jugut zbuluan se pirja e lëndëve narkotike mund të rrisë shanset e prekjes nga kanceri në testikuj. Një mjek i Shoqërisë Amerikane të Kancerit tha se edhe pse zbulimet ishin interesante duhen bërë kërkime më të detajuara  për të vendosur përfundimisht nëse ekziston një lidhje midis kancerit të testikujve dhe përdorimit të marijuanës.

Prek kujtesën afatshkurtër

Shkencëtarët kanë zbuluar personat të cilët kanë qënë përdorues të lëndëve narkotike kanë probleme në zonat e trurit të cilat janë të lidhura me kujtesën afatshkurtër. Në studim u vu re edhe një rezultat i ulët nga ana e tyre kur bëhej fjalë për përdorimin e kujtesës. Gjithashtu u pa se forma e trurit të personave të cilët kishin qënë përdorues të marijuanës ishte e ngjashme me atë të personave të cilët vuanin nga skizofrenia, por kjo nuk do të thotë se marijuana apo drogat e tjera shkaktojnë skizofreni.

Ul kreativitetin e individit

Artistët, muzikantët dhe krijuesit e tjerëndonjëherë identifikojnë marijuanën si një mënyrë frymëzimi për lrijimtarinë e tyre, por një studim i kryer në Hollandë ka dalë në përfundimin e kundërt. Pjesmarrësit e studimit, të cilëve iu dha marijuanë, nuk ishin të aftë të ofronin zgjidhe për problemet që u parashtroheshin.

Mund të shkatërrojë qelizat e trurit

Sipas një studimi 20 vjeçar është dalë në përfundimin se konsumimi i lëndëve narkotike ul funksionimin e proceseve njohëse të trurit dhe për më tepër rrit rrezikun e shfaqjes së simptomave të psikopatisë dhe çrregullime të tjera.

Burimi: mensfitness

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç