Ja arsyeja pse disa njerëz janë të prirur të pinë duhan

Disa njerëz kanë më shumë gjasa se të tjerët për të filluar duhanin, thotë studimi i ri.

duhanpiresKonstatimi është bazuar në atë që studiuesit thonë se është përpjekja për të analizuar saktësisht se si njerëzit reagojnë herën e parë që vihen në kontakt me një sasi të vogël të nikotinës.

“Kur ju jepni njerëzve nikotinë për herë të parë, shumica e tyre nuk e pëlqejnë atë. Është ndryshe nga shumë droga të tjera , për të cilat shumica e njerëzve thonë se do ta provonin përsëri, tha autori i studimit Roland Grifts, profesor i psikiatrisë në  “Johns Hopkins” Universitetin e Mjekësisë në Baltimore.

Për të shqyrtuar varësinë ndaj nikotinës, hulumtuesit u përqëndruan në 18 të rritur të shëndetshëm që nuk kishin pirë ose kishin pirë vetëm ndonjëherë një cigare.

Ekipi i ofroi pjesëmarrësve tableta që përmbajnë nikotinë për disa javë dhe disa tableta të tjera. Vullnetarët nuk e dinin nëse ata ishin duke pirë nikotinë. Atyre iu tha vetëm se ishin duke marrë pilula që mund të përmbajnë kafeinë, sheqer, kamomil ose nikotinë.

Përveç reagimeve (të tilla si relaksim, ndryshime në nivelet e energjisë dhe përqendrimit, marramendje dhe ankth), të gjithë pjesëmarrësve i’u kërkua që të përpiqeshin për të identifikuar nëse po konsumonin tabletat me nikotinë.

Në fund, gjysma ishin në gjendje të identifikon nikotinën. Gjysma tjetër nuk ishin në gjendje të identifikonin atë me saktësi dhe përshkruan reagimin e tyre ndaj nikotinës në aspektin negativ.

Ekipi Studimor tha se këtu është fjala për sensibilitet ndaj nikotinës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz janë  “shmangës”, ndërsa të tjerët janë “konsumues.”

Grifts tha se ai shpresonte që gjetjet do të çonin në mënyra të reja për parandalimin dhe trajtimin e varësisë, një temë me rëndësi në rritje./ ./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen