Ja arsyet pse e folura me vete është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe mendjen

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Mendoni se të flisni me vete ju bën të çmendur? Kjo nuk është aspak e vërtetë! Lupyan dhe Swingley, autorë të një studimi 3-mujor të quajtur “Psikologjia Eksperimientale” gjetën se e folura me vete do t’ju ndihmonte në 3 aspekte kryesore:

truriJu ndihmon të lokalizoni gjërat: e folura me vete ju ndihmon të mbani mend më shumë dhe për pasojë të lokalizoni vendndodhjen e objekteve që mendoni se mund t’i keni harruar. Edhe nëse nuk e dini se ku ndodhet një objekt i caktuar, duke e përsëritur emrin e tij për disa herë do t’ju ndihmojë të aktivizoni një pjesë të trurit, ku ky informacion është i ruajtur.

Ju ndihmon të organizoheni në mendjen tuaj: përfitimi i dytë që vjen nga e folura me veten është organizmimi i mendimeve. Kur flisni me veten, ju do të sqaroni mendimet tuaja dhe do e keni më të lehtë të organizoheni, të mbani mend më shumë etj. E folura me vete me zë të lartë është një vetë terapi për trurin.

Ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja: e folura me zë të lartë, ju bën që të fokusoheni më shumë, mesazhi ju përforcohet dhe do të kontrolloni më lehtë emocionet. Qëndroni pozitiv me veten dhe përsëriteni me zë të lartë që ju do t’i arrini qëllimet që keni.

Burimi: Bright Side

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin