Ja byreku me 12 lloje barishtesh dhe monedhë, tregojnë për fat e begati

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Me këtë rast bektashinjtë gatuajnë  ushqimet karakteristike, që janë  byreku me 12 lloje të ndryshme barishtesh (lulekuqe, spinaq, presh, qepë e njomë, lakër, lëpjeta, hudhra, kopra, hithrat, labot, majdanoz, mendërz). Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike. Pasi është pjekur byreku ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe më pas i jepet secilit prej antarëve të  familjes nga një pjesë. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij është me fat, do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi. Këtë ditë gatuhet përshesh me pulë ose  mish qengji, qengj i pjekur dhe  hashurja që është ëmbëlsira karakteristike.
Në këtë ditë feste pihet një gotë qumësht, që simbolizon lindjen e një dite të re, shpërndarja e qumëshit është një tjetër karakteristikë e kësaj dite. Nuk ka rëndësi se çfarë kubani bëhet, sepse varet nga mundësitë që kanë njerëzit, e rëndësishme është që të bëhet kurbani , byreku me lek  dhe hashurja.

Ja si ta përgatisni byrekun për këtë ditë:

  • byrek me spinaq dhe barishtePërbërësit:
  • 400 gr miell
  • Ujë
  • Spinaq, lulekuqe, presh, qepë e njomë, lakër, lëpjeta, hudhra, kopra, hithrat, labot, majdanoz, mendërz
  • Kripë
  • Vezë
  • Gjalp
  • Djathë

Përgatitja

Në një enë hidhni miellin e situr, hapni një gropë të vogël në mes dhe shtoni ujë, pak kripë dhe 2 kokrra vezë. Punojeni brumin me dorë derisa ai të bëhet elastik, sipas dëshirës hidhni edhe pak gjalp që të punohet më mirë. Hapeni brumin në peta dhe lërini me një anë.

Në një tigan grini spinaqin, lakrën, preshin, majdanozin dhe gjethet e tjera dhe gatuajini në zjarr të ngadaltë, mos i gatuani tërësisht sepse do të piqen bashkë me byrekun.

Lyejeni tepsinë me pak vaj ose gjalp, shtroni petët dhe hidhni gjethet jeshile të gatuara si dhe djathin e thërrmuar (ku më parë mund ta përzieni me një kokërr vezë). Në këtë rast duhet të fusni dhe një monedhë metalike brenda në byrek. Shtroni petën e fundit, priteni në formën e dëshiruar dhe futeni të piqet në furrë me nxehtësi 220 gradë./ www.shendeti.com.al /

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme