Ja ç’duhet të bëni për të rritur përqëndrimin dhe produktivitetin

Përpiquni të jeni produktiv:  Edhe pse mund të punoni nga shtëpia, në ditë të caktuara duhet të shkoni në bibliotekë, sepse ka më shumë qetësi. Nuk është nevoja të shqetësoheni kaq shumë për qetësinë e munguar thjesht ndiqni disa këshilla të thjeshta dhe përqëndrimi do të rritet e ju do të jeni më të fokusuar tek punët tuaja.

fokusNëse jeni duke bërë kërkime për një projekt akademik apo profesional,  ndoshta do të duhet të largoheni nga interneti. Kjo do të thotë të mbyllni e Email, Facebook, Twiter, dhe çdo media sociale.

Mendoni si do të ndjeheni në fund të ditës nëse nuk keni përmbushur objektivat: Askush nuk dëshiron të shkojë në shtrat me ndjenjën se ka pasur një ditë joproduktive .

Mendoni sa mirë do ndjeheni kur të keni përmbushur detyrat: mendoni për produktivitetin që do të keni pas disa orëve përkushtimi. Nuk ka asgjjë më të bukur se sa të shihni rezultatet e një pune të lodhshme.

Përsëritni  me vete se hallakatja do të pengojë ecurinë e punës: Përpiquni të mbaroni punën pa nxjerrë pretekste që mund t’ju zgjatin orët e punës.

Vendosni një ekujlibër të mirë mes punës dhe pushimit. Sigurisht edhe pushimi është i rëndësishëm në mbarëvajtjen e punës. Nëse ndjeni lodhje pushoni për disa minuta. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit