Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Shumë njerëz, sidomos adoleshentët janë të fiksuar pas pamjes perfekte dhe për këtë mbajnë dieta drastike. Sipas Manualit të Statistikave të Çrregullimeve Mendore ekzistojnë 5 çrregullime të të ngrënit:
Ortoreksia nervoza: thuajse të gjithë janë të interesuar të ushqehen sa më shëndetshëm, por ka një dallim të madh midis të qënit i ndërgjegjshëm për dietën tuaj dhe ta lini dietën të kontrollojë mendjen. Ndërsa anoreksia dhe bulimia janë çrregullime që lidhen më sasinë e ushqimit që duhet të konsumohet, ortoreksia fokusohet në cilësinë e ushqimit. Këta njerëz shmangin në mënyrë drastike ushqimet që kanë shumë yndyrna, karbohidrate, kripë ose sheqer. Ata bëhen shumë të “rreptë” në zgjedhjen e ushqimeve që duhet të hanë.
Anoreksia atletika: njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim përveç se kontrollojnë sasinë e ushqimit që duhet të hanë i kushtojnë shumë vëmendje edhe numrit të kalorive që duhet të djegin. Këta njerëz bëjnë aktivitet fizik më shumë seç është e nevojshme duke çuar kështu në shfaqjen e problemeve shëndetësore.
Bulimia: njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim praktikojnë “spastrimin” pas të ngrënit. Pas konsumimit të ushqimit ata shkojnë dhe e vjellin atë.
Sindroma e të ngrënit gjëra që nuk hahen: ekziston një kategori njerëzish që shpesh kanë dëshira të çuditshme të të ngrënit. Ata hanë gëlqere, rërë apo edhe materiale të tjera që rezultojnë të rrezikshme për shëndetin sepse janë të patretshme.
Sindroma e të ngrënit natën: ky çrregullim karakterizohet nga të ngrënit tej normës së lejuar në orët e vona të natës, pavarësisht nëse jeni të uritur apo jo. Sipas studimeve, njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim i marrin më shumë se gjysmat e kalorive gjatë natës.
Burimi: Health.com


