Ja çfarë duhet të dini për bizelen

Ndër bishtajat  e ndryshme, bizelet janë më efikaset për të mbajtur një linjë perfekte. Ato në të vërtetë përmbajnë pak amidon kur janë të freskëta, dhe pasi thahen janë të vetmet bishtaja që reduktojnë përqindjen e karbohidrateve, ndryshe nga ç’ndodh me fasulet, qiqrat e thjerrëzat.

bizele89Duke qenë produkte që i rezistojnë ngrirjes, përdoren edhe gjatë dimrit në gjellë e supa të ndryshme, por duke ditur që ushqimet e freskëta nuk kanë krahasim me ato të konservuara, rekomandohet të konsumohen të freskëta dhe në stinën e tyre.

Pjesët e përdorshme: kokrrat e bizeles, por amvisat e vërteta i ziejnë të paqëruara (duke i hequr lëvozhgat në fund të zierjes), pasi kështu jo vetëm që bëhen më të shijshme, por marrim disa minerale dhe vitamina që nuk gjenen tek kokrrat e bizeleve.

Këshilla për përdorim: si të gjitha bishtajoret, bizelet bëjnë pjesë tek “mishi i të varfërve”, përmbajnë pra proteina të mira sidomos të dobishme për fëmijët që merren me sport. Gjithashtu, falë sasisë së madhe së fibrave, janë të këshillueshme për të luftuar kapsllëkun.

Mund të bërdoren edhe si çaj, i cili ka efekte diuretike dhe çlodhëse. /Ciro Vestita, dietolog italian

Postime të ngjashme

5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë