Ja çfarë duhet të kenë parasysh nënat e reja për të mos lindur një fëmijë autik

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Sipas “Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” 1 në 68 fëmijë në SHBA janë diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit. Ndërsa në Britaninë e Madhe shifrat kanë treguar që 1 në 100 fëmijë janë të diagnostikuar me këtë çrregullim.

shtatzeneSipas disa hulumtimeve shkencore thuhet se intervalet e shkurtra ndërmejt shtatëzanive, edhe ato shumë të gjata rrisin rrezikur që fëmija juaj të lindë me çrregullim të spektrit autik. Shkencëtarët sugjerojnë se një periudhë “pritje” dy deri në pesë vjet për të lindur një fëmijë është e lidhur me një rrezik të pakësuar të autizmit. Shumica e aftësive të kufizuara neurozhvilluese mendohet të vijnë nga një sërë faktorësh përfshirë këtu gjenetikën, mjedisin, shëndetin e prindërve dhe sjelljen e tyre gjatë shtatzanisë, komlikacionet gjatë lindjes etj.

Duke qënë se kësaj sëmundje akoma nuk i është gjendur shkaku specifik, në vitin 2005 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar kryerjen e studimeve  që shqyrtojnë ndikimin e lindjes në zhvillimin psikologjik dhe neurologjik tek fëmijët. Ky studim, i publikuar në revistën “Pediatrics” bëri një rishikim sistematik të më shumë se 1.1 milion shtatëzanive. Shkencëtarët nga Universiteti Valle Cali, në Kolumbi zbuluan se periudhat e shkurtra midis shtatëzanive lidheshin ngushtë me çrregullimin autik. Shkencëtarët shtuan gjithashtu se intervalet e shkurtra kohore të shtatëzanive lidhen me një rritje të rrezikut të vonesës së zhvillimit të fëmijës. Megjithëse akoma nuk është gjendur shkaku kryesor i këtij fenomeni, mendohet se acidi folik i nënës shteron pas shtatëzanisë dhe duhet pritur një periudhë relativisht e gjatë kohore, rreth  2 vjet për të restauruar folatet në mënyrë të plotë tek femra./ Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave