Ja çfarë i ndodh fytyrës nëse nuk është hidratuar mjaftueshëm

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Lëkura ka nevojë për kujdes dhe hidratim. Nëse ju bëni pjesë në atë kategori njerëzish që nuk e kanë në zakon të përdorin kremëra hidratues dhe të kenë kujdes të veçantë ndaj lëkurës atëherë do të keni probleme me lëkurën dhe do të rrudheni më shpejt.

Ja çfarë i ndodh lëkurës nëse ajo nuk hidratohet mjaftueshëm:

hidratim lekurePas disa ditësh: edhe pse mund të mos ketë kaluar shumë kohë, thjesht disa ditë, lëkura do të bëhet shumë e thatë.

Pas një muaji: pas një periudhe të tillë kohore lëkura përvec se do të jetë shumë e thatë do të bëhet me njolla të kuqe dhe do t’ju bien rrathët e errët poshtë syve.

Pas një viti: lëkura do e humbasë elasticitetin dhe rrudhat do të jenë më të dukshme. Ju do të keni pamje më të lodhur dhe lëkura do t’ju irritohet shpejt.

Është shumë e rëndësishme t’i kushtoni kujdes të veçantë lëkurës duke përdorur kremëra hidratues dhe duhet të pini rreth 8 gota ujë në ditë.

Burimi: Woman Daily Magazine

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave