Ja çfarë i shkakton ëndrrat “sikur do të bini nga një lartësi” (shpjegimi i këtyre ëndrrave)

enderrËndrrat me ndjesinë e të rënit nga një lartësi e caktuar janë thuajse të zakonshme. Sipas studimeve thuhet se rreth 95% e njerëzve kanë parë të paktën një herë një ëndërr të tillë. Këto ëndrra shkaktojnë ankth dhe ju zgjojnë nga gjumi. Ja disa shpjegime se çfarë i shkaktojnë këto ëndrra.

Kjo ëndërr ndodh gjatë fazave të para të gjumit: nëse ju kujtohen, këto ëndrra ndodhin brenda pak minutave pasi bini në gjumë. Sipas hulumtimeve të bëra nga spitali “Lab” në Madrit, Spanjë thuhet se këto ëndrra ndodhin si rezultat i një çekuilibri të vogël midis sistemit vestikular dhe sistemit kinestetik.

Faktori i stresit: gjendja emocionale shpjegohet të jetë një nga faktorët kryesor që shkaktojnë këtë gjendje. Hormoni i kortizolit përshpejton funksionet bazë dhe valët e trurit gjatë këtyre ëndrrave janë në aktivitet maksimal. Kur flini, megjithëse organet pushojnë, truri mbetet aktiv.

Fenomieni i “paralizës gjumit”: gjatë këtyre ëndrrave përjetohet mankth dhe për pasojë zgjoheni nga gjumi brenda pak sekondash. Ndjenja është shumë e gjallë dhe intensive, ndonjëherë edhe tmerruese për shkak se çdo gjë ju duket si e vërtetë, Në këto raste edhe kur zgjoheni, zgjoheni duke lëvizur si formë “vetëmbrojtje” për të mos rënnë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit