Ja çfarë i shkakton obeziteti kujtesës

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Obeziteti është lidhur gjithmonë me problemet e zemrës dhe diabetin, por tani shkencëtarët kanë zbuluar se ai mund të dëmtojë edhe kujtesën. Sipas shkencëtarëve, shtimi në peshë i menjëhershëm ndryshon strukturën dhe funksionin e trurit.obezitet Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit testuan 50 pjesëmarrës të moshës 18-35 vjeç me indeks të masës trupore (BMI) nga 18 deri 51. Indeksi i masës trupore 18-25 është normale, 25-30 është mbipeshë, ndërsa mbi 30 konsiderohet obeze.

Vullnetarëve iu kërkua të luanin lojën e gjetjes së thesarit. Ata duhet të fshihnin objekte në vende të ndryshme dhe më pas t’i gjenin. Kur u pyetën se ku i kishin fshehur, personat mbipeshë e patën 15% më të vështirë që të kujtoheshin.

Sipas autorit të studimit, Dr. Lucy Cheke, në shtimin në peshë nuk ndikojnë vetëm hormonet në tru dhe trup, por edhe faktorët psikologjikë dhe mënyra se si ushqeheni. Nëse ushqeheni duke parë televizor ose duke punuar, ka mundësi që të hani më shumë.

Kujtesa gjithashtu ka shumë rëndësi, nëse ju nuk e mbani mend ekzaktësisht sa keni ngrënë më parë, atëherë rriten shanset që ju të mos e kontrolloni dot sasinë e ushqimit.

Burimi: Express.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet