Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ju mban të shëndetshëm dhe plot energji. Por ushqime që konsumohen në mëngjes ndryshojnë nga vendi në vend.
Në vendet evropiane si Spanja, Franca dhe Italia, ushqimi i parë i ditës është një pjesë buke ose dhe kafe e fortë. Ndërkohë në Kore, mëngjesi konsiderohet një vakt i rëndësishëm, i bollshëm po aq sa dreka dhe darka.
Kinë: Në Kinë, mëngjesi tradicional ndryshon sipas rajonit por kombinimi i brumit të skuqur dhe qumësht të ngrohtë soje, është i preferuar nga miliona njerëz.
Australi: Australianët parapëlqejnë të kosumojnë zarzavate çdo ditë. Ata gjithashtu hanë shumë fruta dhe nganjëherë të kënaqen me një mëngjes që përbëhet nga drithëra, qumësht, vezë apo bukë me reçel.
Brazil: Kafe e fortë dhe qumësh,t e shoqëruar me një pjatë proshutë, djathë dhe bukë. “Feijoada”, një supë të trashë e bërë me fasule të zeza dhe mish të ndryshëm, shërbehet edhe në mëngjes.
Kolumbi: Mëngjesi në Kolumbi përbëhet nga një tortë misri, pak e ëmbël që shërbehet thjesht me gjalpë ose me vezë apo mish.
Angli: Mëngjesi anglez përfshin vezë, sallam, proshutë, fasule, kërpudha dhe domate.
Francë: Një mëngjes tradicional në Francë përbëhet nga kafe ose briosh.
Gjermani: Gjermanët konsumojnë një shumëllojshmëri bukësh të freskëta, mish të ftohtë, djathra dhe gjalpë.
Indi: Mëngjesi në Indi ndryshon sipas rajonit, por shpesh mund të gjeni një tabaka si kjo, të mbushur me oriz, bukë, dhe gatime tradicionale të zonës.
Itali: Shumë italianë e fillojnë ditën e tyre me një kapuçino dhe briosh me e gjalpë ose të mbushur me çokollatë.
Meksikë: Vakt i parë i ditës është zgjedhje popullore e quajtur chilaquiles. Ky mëngjes shoqërohet me kafe.
Japoni: Mëngjesi tradicional në japoni përfshin supë Miso, oriz të bardhë, perime turshi, dhe proteina si peshk apo omëletë japoneze “tamagoyaki”.
Turqi: Një mëngjes tradicional përbëhet nga bukë, djathë, gjalpë, ullinj, vezë, domate, tranguj, reçeli, mjaltë. Ajo gjithashtu mund të përfshijë suxhuk turk dhe çaj turk.
Burimi: The indipendent/https://shendeti.com.al


