Ja çfarë duhet të dini kur kryeni marrëdhënie seksuale gjatë menstruacioneve

Ja se çfarë ju duhet të dininëse doni  të kryeni marrëdhënie seksuale gjatë menstruacioneve.

cikli menstrualMjekët thonë se nuk përbën rrezik: “Nëse vërtet dëshironi, atëherë nuk përbën asnjë problem nëse vazhdoni të kryeni marrëdhënie  gjatë gjithë muajit, madje edhe kur jeni “në ditët delikate””, thotë dr. Ford. “Është krejtësisht e natyrshme dhe e sigurt për të dy partnerët.”

Për të shmangur njollat (shqetësimi më i madh pacientëve), Ford rekomandon të vendosni një peshqir  në krevat. Mos u shqetësoni nëse shikoni disa pika gjaku të kuqe ose ngjyrë kafe të errët  gjatë ose pas seksit, është krejtësisht normale.

Mund t’ju pëlqejë më shumë: kjo varet nga femra sepse estrogjeni dhe testosteroni janë të ulëta në ditën e parë por fillojnë të rriten nga dita në ditë. “Disa gra raportojnë se janë më të ndjeshme gjatë kësaj kohe”. Mensturacionet mund të shërbejnë si lubrifikim gjatë seksit, gjithashtu mund të rrisin kënaqësinë. Disa hulumtime tregojnë se orgazma mund edhe të lehtësojë dhimbjet e shkaktuara nga menstruacionet.

Mos harroni të mbroheni: Edhe gjatë mensturacioneve mund të ngeleni shtatzënë në qoftë se kryeni marrëdhënie seksuale. Nonjëherë ovulacioni i një gruaje mund të përputhet me ditët e menstruacioneve”, thotë Ford. Gjithashtu duhet të mbroheni nëse nuk keni parë ende analizat e partnerit tuaj. Kjo sepse qafa e mitrës është më e hapur gjatë kësaj periudhe të muajit dhe ju keni rrezik më të lartë të prekjes nga infeksionet ose sëmundjet seksualisht të transmetueshme gjatë seksit të pambrojtur./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë