Ja çfarë ndodh me trupin kur i mënjanoni vaktet!

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Na ndodh shpesh të mënjanojmë njërin vakt të ditës, sidomos atë të mëngjesit, duke qenë se nuk e dimë rëndësinë e tyre. Edhe pse mund të duket e parrezikshme në pamje të parë, ekspertët rekomandojnë gjithmonë që të mos mënjanohen vaktet pasi ndikojnë direkt në trup dhe mendje. Ja çfarë ndodh me to nëse i mënjanoni:restorant

Rregulli kryesor: duhet të hani çdo 3-4 orë

Edhe pse koha specifike varion nga njëri person në tjetrin, ka disa arsye përse duhet të hani më shpesh.

“Ngrënia shpesh gjatë ditës përshpejton metabolizmin, ju mban më energjikë, më të vëmendshëm dhe të fokusuar, dhe keni një peshë të qëndrueshme, duke qenë se parandalon teprimin me ushqimin në vaktet e tjera”, tregon dietologia Brigitte Zeitlin.

Po nëse nuk hani kaq shpesh? Fillimisht do të keni probleme me përqendrimin dhe kujtesën

“Furnizuesi kryesor i trurit është glukoza, që ju e merrni nga ushqimet, sidomos karbohidratet. Karbohidratet komplekse, si frutat, perimet, drithërat, janë burimet më të pasura të glukozës. Duke qenë se marrin më shumë kohë për t’u tretur se karbohidratet e rafinuara *plus ata janë të pasura edhe me vlera të tjera ushqyese). Pa furnizimin e vazhdueshëm me karbohidrate, mund të ulet shumë niveli i sheqerit, dhe ju shkakton lodhje, irritim, mungesë përqendrimi etj.

Pastaj fillojnë të shfaqen simptoma fizike dhe emocionale

Ju mund të mos përqendroheni në detyra si përgjigja e email-eve, por me siguri mendjen do ta keni tek ushqimi. Kur nuk hani mjaftueshëm, ndjesia që duhet të hani diçka fillon të shtohet. Më pas fillojnë të ndryshojnë hormonet që lidhen me urinë, si leptin që shton urinë, dhe grehlin që ndrydh urinë. Nëse nuk e shuani urinë, do të filloni të ndieni lodhje, të dridhura ose djersitje.

Pasi dalin jashtë kontrollit këto hormonet dhe luftojnë urinë, është shumë e vështirë të bëhen zgjedhjet e duhura në vaktin tjetër.

“Kur njerëzit janë shumë të uritur, ata priren të zgjedhin karbohidratet dhe ëmbëlsirat, sepse ato risin nivelin e sheqerit në gjak. Por, konsumimi vetëm i karbohidrateve pa lëndë të tjera ushqyese, si yndyra dhe proteina, rrit më shumë seç duhet sheqerin në gjak.

Gjithashtu, kur shmangni një vakt, ju prireni të konsumoni më shumë ushqime në vaktin tjetër për të marrë kaloritë që ju kanë munguar gjatë ditës. Kjo mund t’ju shkaktojë të përziera, kapsllëk, fryrje barku dhe lodhje.

Këto janë efektet afatshkurtër nëse mënjanoni një vakt. Por, nëse e bëni si zakon, dëmet do të jenë më të mëdha

Mënjanimi i vakteve mund të ndërhyjë tek metabolizmi, dhe kjo nuk ndodh menjëherë, por me kalimin e kohës.

Kur nuk hani gjithashtu shpesh aq sa duhet, ju mund të mos merrni mjaftueshëm proteina, që janë të nevojshme për kockat, dhe nuk keni mjaftueshëm energji për të punuar.

Mënjanimi i vateve nuk ndikon vetëm tek lëndët ushqyese që konsumoni, por edhe tek mundësia për të punuar dhe pasur një jetë të shëndetshme.

Burimi: Self.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin