Ja çfarë ndodh me trupin kur lini duhanin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Doni një motivim për të ndaluar duhanin? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj 20 minuta deri në 15 vjet pasi keni pirë cigaren e fundit.duhan

Revista Health ka zbuluar një infografik që tregon se çfarë ndodh me trupin pasi lini duhanin, duke filluar nga 20 minuta deri pas 15 vjetësh.

20-30 minuta pas cigares së fundit

  • Shtypja e gjakut dhe pulsi kthehen në gjendjen normale
  • Këmbët dhe duart fillojnë të ngrohen

8 orë pas pas cigares së fundit

  • Ulet niveli i monoksidit të karbonit në gjak
  • Rritet niveli i oksigjenit

trupi_duhan

48 orë pas cigares së fundit

  • Përmirësohen shqisat e shijes dhe aromës

72 orë pas cigares së fundit

  • Relaksohen tubat bronkiale

2 javë deri 3 muaj pas cigares së fundit

  • Përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe funksionimi i mushkërive

1 deri në 9 muaj pas lënies së duhanit

  • Zvogëlohet kongjestioni i sinuseve dhe kolliteni më pak.
  • Mushkëritë janë në gjendje më të mirë për të pastruar mukozën, funksionojnë më mirë dhe ulin infeksionin.

1 vit pas lënies së cigares

  • Rreziku i sulmit në zemër zvogëlohet me 50% krahasuar me njerëzit që pinë duhan.

5 vite pas lënies së duhanit

  • Rreziku për të pësuar goditje në tru ose zemër është i njëjtë me personat që nuk kanë pirë asnjëherë duhan.
  • Rreziku për t’u prekur nga kanceri i gojës, fytit, ezofagut dhe fshikëzës zvogëlohet me 50%.
  • Rreziku për t’u prekur nga kanceri i qafës zvogëlohet sa tek një jopërdorues i duhanit.

15 vite pas lënies së duhanit

  • Rreziku për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme në zemër është i njëjtë me një jopërdorues të duhanit.
  • Rreziku për të vdekur është pothuajse i njëjtë me personat që nuk kanë pirë asnjëherë duhan.

Burimi: Indepedent / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?