Ja çfarë përfitime ju sjell ky produkt fantastik dimëror!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

geshtenjeeeGështenja është një frut tipike e stinës së vjeshtës dhe dimrit, shumë i dashur nga të gjithë për shijen e veçantë që ka. Shumë herë në mbrëmjet e ftohta, familjet mblidhen rreth një tavoline për të ngrënë gështenja të pjekura pa ditur ndikimin pozitiv që ky produkt i sjell shëndetit!

Lodhja: Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë.

Shëndetësi: Gështenjat përdoren edhe për mjekim të reumatizmës, përdoren si diuretike, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm.

Mjalti i gështenjës është shumë ushqyes dhe shërues. Shëron gastritin dhe problemet me tretjen, mbron mëlçinë dhe kontribuon për një qarkullim më të mirë të gjakut.

E njohur është edhe tinktura e gështenjave, e cila përdoret për vena të zgjeruara, te problemet me qarkullim të gjakut, te dhembjet e kockave, nyjave dhe shpinës.
Lulet përdoren për bërjen e tinkturave për shërim të problemeve reumatike, artritit dhe neuralgjive. Nga sythat bëhen pika, të cilat ndihmojnë për të mësuar dhe për t’u përqendruar më mirë.

Burmi: healthyfood

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit