Përgatiti për: “Shendeti.com.al”: Elena Beta
Erëzat janë ato që i shtojnë shije çdo pjate. Këshillohet të konsumohen të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike.
Këto janë disa nga erëzat më të përdorshme dhe disa këshilla se si t’i përdorni për t’i bërë pjatat të shijshme dhe të veçanta.
Majdanozi: është një nga erëzat që shkon pothuajse me çdo gatim. Majdanozi është gjithashtu një nga bimët aromatike më të përhapura në botë.
Koriandër: në pamje të parë duket si majdanoz, por nuk është. Gjethet e freskëta, farat dhe rrënjët e tij mund të përdoren në receta pa fund. Ka një aromë të fortë që shkon shumë mirë me peshkun, frutat e detit, orizin dhe pulën.
Mente (nenexhik): një barishte aromatike e fortë që përshtatet shumë mirë me perimet dhe që “zbut” pjatat me yndyrë si dhe ushqimet e skuqura. Perfekte për t’u kombinuar edhe me ëmbëlsira.
Rigoni: ështëp erfekt për picat dhe mund të kombinohet më së miri me domatet e freskëta. Përshtatet mjaft mirë dhe me mishin. Provoni t’i shtoni në përzierje të ndryshme edhe gjatë skuqjes.
Trumza: në shije të kujton paksa rozmarinën. Trumza shkon perfekt me mishin dhe peshkun, me bishtajoret dhe perimet si dhe për salcat shoqëruese.
Rozmarina: kjo bimë aromatike nuk mund të mungojë në peshkun apo mishin e gatuar në grilë dhe në disa receta për furrë si pulë me patate. Njësoj si majdanozi, shkon pothuajse me të gjitha gatimet tuaja të preferuara.
Piperi i zi: nuk mund të rimë pa përmendur piperin e zi, erëz e cila i jep shije të veçantë, pikante ushqimeve. Mund të përdoret në supë si dhe mish mish. Këshillohet të mos teprohet me sasinë!
Keto produkte mund t’i gjeni pranë dyqanit Alegria, përballë shkollës “Petro Nini”
Burimi: healthyfood


