Ja çfarë sëmundje mund të kurojë lulja e blirit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

caj bliru 8Esenca e luleblirit përbëhet nga lulesa të thata të shoqëruara me braktene të blirëve të cilët janë drunj deri në 30 m të lartë, të kodrave dhe maleve.

Lulet e blirit përdoren në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtët dhe që shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë, gëlbazë etj.) sepse shkaktojnë djersitje. Gjithashtu mund të përdopren në sëmundjet e fshikëzës urinare dhe të veshkave, për të përmirësuar çrregullimet e stomakut, si dhe për të lehtësuar dhembjet apo gjumin.
Një lugë supe me lulebliri hidhet në 1 gotë me ujë të sapovaluar, ena mbulohet me kapak dhe lihet 5-10 minuta duke e tundur herë pas here, pastaj lëngu kullohet dhe pihet i ngrohtë.

Merren disa doza të tilla gjatë ditës.
Në vende të thata esenca ruan veprimin e vet për 2 vjet.

Çaji i nxjerrë nga lulet e blirit mund tju ndihmojë edhe në kurimin e diarresë!

Përzieni 30gr të lules së blirit dhe kamomilit dhe nga 10gr të lules së trëndafilit në gjysmë litri ujë të valë, e mbuloni dhe pas një ore e pini.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?