Ja çfarë shkakton qëndrimi për një kohë të gjatë ulur para kompjuterit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Personat që punojnë në zyra e dinë mirë se çdo të thotë të kalosh një kohë të gjatë ulur përpara kompjuterit. Pavarësisht arsyes se përse qëndrojmë ulur, duhet të theksojmë faktin se çdo vit qindra mijëra njerëz i drejtohen spitaleve pasi ndiejnë dhembje mesi, por shumë pak e dinë se këto dhimbje shkaktohen për shkak të presionit që ushtrohet në atë pjesë në momentet që qëndrojmë të ulur.qendrimi ulur

Gjatë qëndrimit ulur, nuk është vetëm shpina ajo që dëmtohet, por edhe pozicioni i trupit në përgjithësi, sistemi i qarkullimit të gjakut, muskujt, nervat, sytë dhe truri. Qëndrimi ulur është një ndër shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të kohëve moderne.

Ja një listë me problemet që shkakton në shëndet qëndrimi ulur për një kohë të gjatë (veçanërisht qëndrimi para kompjuterit) :

  • Tendosje të legenit
  • Muskuj abdominalë të butë
  • Mungesë përqendrimi
  • Dhimbje shpatullash dhe shpine
  • Shpinë jo elastike
  • Dëmtim të diskut vertebral
  • Qafë të tendosur
  • Qarkullim të dobët të gjakut në legen
  • Obezitet si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj është të shmangni sa më shumë të mundeni qëndrimin ulur dhe të bëni sa më shumë aktivitet fizik.

Burimi: SPIRIT SCIENCE AND METAPHYSIC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?