Ja cila është diferenca ideale e moshës midis bashkëshortëve

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Emory në Atlanta thuhet se diferenca e madhe e moshës midis bashkëshortëve mund të rezultojë në mosmarrëveshje të theksuara midis çiftit dhe në divorc.

ciftSipas të dhënave nga 5000 njerëz u konstatua se sa më e afërt të ishte diferenca e moshës midis çiftit aq më e gjatë do të ishte martesa dhe lidhja dashurore e tyre. Kjo interpretohej me “kuptimin midis brezave” një cift që ka diferencë 1-3 vjet ka mendime më të përafërta se një çift me diferencë moshe mbi 4 vjet.

Kështu sipas studimit ku konstatua se diferenca 5-vjeçare e moshës midis bashkëshortëve çonte në divorc në 18% të rasteve. Kjo normë rritej në 39% për diferencën e moshës nga 6- 10 vjeçare, dhe akoma më shumë në 95% për shkurorëzim në çiftet me diferencë moshe nga 11- 20 vjeçare.

Fran Walfish, psikoterapist në Bevery Hills tha se funksioni seksual ndryshon më shpejt tek meshkujt se tek femrat dhe kjo është një ndër “problemet” që hasin çiftet me diferencë moshe mbi 4 vjet.

Diferenca ideale midis bashkëshortëve është 1-3 vjet dhe kjo lidhet me shumë faktorë si besueshmëria, kujdesi, kuptimi midis çiftit, bashkëbisedimi, mendimet e njëjta për të ardhmen dhe shumë faktorë të tjerë fiziologjik dhe biologjik.

Burimi: Cosmopolitan

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj