Ja cilat janë sëmundjet nga të cilat preket mëlçia

“Alkooli e dëmton tepër mëlçinë. Por ka një anë pozitive se me ndërprerjen e alkoolit ndërpritet edhe dëmtimi i mëlçisë”

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm pasi pastron gjakun nga helmet. Kur një person ka probleme me qarkullimin e gjakut, atëherë organizmi i tij do të ketë probleme. Të gjitha materialet toksike depozitohen në mëlçi, e cila i detoksifikon ato më pas.

Mëlçia ashtu sikurse shumë pjesë të tjera të organizmit, preket nga shumë patologji. Për të dhënë një panoramik të përgjithshëm të problematikave të këtij organi gazeta Shëndet+ iu drejtua gastrohepatologes Valdete Malaj. Kjo e fundit shpjegon në fillim funksionin e mëlçisë për ta përfunduar me patologjitë më serioze të saj.

Funksioni i mëlçisë

Mëlçia quhet ndryshe edhe laboratori i organizmit.  Ajo ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Gjithashtu ndikon edhe në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqëndrimit të sheqerit në gjak, në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin.

Cilat janë sëmundjet nga të cilat preket mëlçia?

Sëmundjet nga të cilat preket mëlçia janë hepatitet.

Hepatitet nga virusi A i cili zakonisht kalojnë në hepatit akut, nuk kronicizohet.  Shfaqet me ikte, pra ngjyrë të verdhë dhe transaminanca të larta.

Aktuale janë hepatitet B dhe C ka dhe hepatit D, E dhe disa lloje të tjera por këto në përgjithsi nuk bëjnë klinikë. Pacienti nuk e kupton që është i prekur. Këto lloj hepatitesh zbulohen rastësisht gjatë bërjes së analizave, gjatë kohës kur dhurojnë gjak. Qendrat e konservimit gjithmonë bëjnë analizat për të parë nëse ka kaluar hepatit ose jo.

Më i rrallë është edhe hepatiti D.

Përveç këtyre hepatiteve sëmundje tjetër e mëlçisë, duke e krahasuar shumë edhe me vende të tjera, duke patur parasysh që tek ne konsumohet goxha shumë alkooli,  kemi edhe hepatitet nga alkooli të cilat mund të çojnë deri në cirrozë, nëse pacienti nuk e ndërpret alkoolin.

Tjetër sëmundje është edhe dhjamosja e mëlçisë. E cila vihet re te pacientët e shëndoshë, tek ata që kanë yndyrna të larta në gjak dhe tek pacientët diabetik./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç